BYTYQI-ABAZOVIQ: NEVOJITET RRITJE E MËTEJSHME E BASHKËPUNIMIT RECIPROK DHE RAJONAL

Marrëdhëniet ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi janë në nivel të lakmueshëm dhe mund të shërbejnë si shembull i marrëdhënieve që duhet të zhvillohen ndërmjet të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor. Këto marrëdhënie duhet të vazhdojnë të ndërtohen, me një bashkëpunim edhe më të madh, veçanërisht në sferën ekonomike për një standard më të mirë të qytetarëve të të dy vendeve. Të dy vendet duhet të mbështesin gjithashtu nismat dhe bashkëpunimin rajonal si një stimul shtesë në përshpejtimin e proceseve integruese evropiane. Ky është mesazhi që kanë dërguar pas takimit të sotëm në Podgoricë zëvendëskryeministri i angazhuar për çështje ekonomike, koordinim të departamenteve ekonomike dhe investimeve, Fatmir Bytyqi dhe zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq.

SHARE