PFIZER DO TË JETË NË DISPOZICION PËR TË GJITHË QYTETARËT E MALIT TË ZI

Drejtori i Qendrës Shëndetësore në Podgoricë dhe koordinatori kombëtar për imunizimin, Danilo Jokiq, tha se vaksina Pfizer duhet të jetë në dispozicion për të gjithë në Mal të Zi, në çdo zonë, edhe në kushte dimërore, në mënyrë që të dorëzohet kjo lloj vaksine për çdo qytetar të vendit tonë. “ Ekipet mobile janë caktuar në territorin e Malit të Zi, ne do të punojmë me kapacitet të plotë, pavarësisht kushteve atmosferike.  Arritën 27 frigoriferë dhe u shpërndanë, në mënyrë që Pfizer të arrijë tek çdo qytetar”, tha Jokiq. Ai apeloi dhe kërkoi nga qytetarët që të vaksinohen, pasi më së shumti vdesin persona të paimunizuar dhe me pamje të rënda klinike.

SHARE