Sipas njoftimit të Institutit të Shëndetit Publik, shtatë persona kanë vdekur si pasojë e koronavirusit, ndërsa janë diagnostikuar 291 raste të reja pozitive të infektimit. Deri në orën 15:00 u raportua shërimi i 309 pacientëve. Duke marrë parasysh të gjitha rastet e reja të zbuluara si dhe numrin e të shëruarve, numri i përgjithshëm i rasteve aktualisht aktive me COVID-19 në Mal të Zi është 2,588. Në Qendrën Klinike të Malit të Zi (QKMZ), 37 pacientë me koronavirus janë në rrezik për jetën. Sipas institucionit shëndetësor, në QKMZ janë 122 pacientë me infeksion COVID-19.