KA FILLUAR PAGESA E NDIHMAVE SHTESË PËR FËMIJË

Ka filluar pagesa e ndihmës shtesë për fëmijët deri në gjashtë vjeç për prindërit që aplikuan në muajin shtator, njoftoi Ministria e Financave dhe Mirëqenies Sociale. Ata shtojnë se përveç vendosjes së ndihmës për fëmijë prej 30 euro në muaj për fëmijët deri në gjashtë vjeç, janë rritur edhe shumat për fëmijët në gjendje nevoje sociale, në 44 dhe 60 euro në muaj dhe nëse janë në shkollë të rregullt. Departamenti i qeverisë rikujton se sivjet Qeveria e Malit të Zi ka ofruar tekste falas për të gjithë fëmijët e shkollave fillore dhe se ministri i Financave dhe Mirëqenies Sociale, Milojko Spajiq ka thënë se synimi i kësaj qeverie është një standard më i mirë jetesës për të gjithë qytetarët, veçanërisht për më të rinjtë.

SHARE