RRITJE E MUNDSHME E ÇMIMIT TË ËMBËLSIRAVE DHE DISA PIJEVE ALKOOLIKE

Futja e akcizave të reja dhe rritja e atyre ekzistuese për të ashtuquajturat produkte të dëmshme duhet t’i sigurojë thesarit të shtetit vitin e ardhshëm 22.5 milionë euro, sipas propozimit të programit Evropa Tani. Sipas Vijestit, kjo do të shkaktojë rritje të çmimit të produkteve të duhanit, ëmbëlsirave, disa pijeve alkoolike, pijeve të gazuara, si dhe produkteve plastike njëpërdorimshme. Importuesit dhe tregtarët e cigareve tashmë kanë bërë të ditur se pas rritjes së planifikuar të akcizës nga 1 janari, një paketë cigare mund të rritet me 28 deri në 37 cent. Sipas analizave të Vijesti në bashkëpunim me biznesmenë të këtyre fushe, një kilogram ëmbëlsira (çokollatë, akullore, karamele dhe produkte të tjera me përmbajtje të lartë sheqeri) duhet të rritet me 60 cent.

SHARE