NIMANBEGU: RIZGJEDHJA E FEJZIQIT PËR TË MIRËN E KOMUNITETIT MYSLIMAN

Kryetari i Forcës së Re Demokratike, Genci Nimanbegu, i dërgoi urimet më të sinqerta Reisit të Bashkësisë Islame në Mal të Zi, Rifat Fejziq, me rastin e rizgjedhjes së tij në këtë post. “Besojmë se rizgjedhja e Juaj në detyrën e Reisit të Bashkësisë Islame në Mal të Zi do të jetë në të mirën e komunitetit mysliman në Mal të Zi, gjithmonë duke respektuar faktin që komuniteti mysliman është i përbërë prej etnive të ndryshme ndërmjet tjerash edhe nga mijëra myslimanë shqiptarë, besimtarë të devotshëm, të cilëve i takon natyrisht pjesëmarrja në udhëheqje të BI,” theksoi Nimanbegu. Nimanbegu shtoi se dëshiron që Bashkësia Islame me udhëheqjen e Reisit do të mundësojë zhvillimin e vazhdueshëm të infrastrukturës fetare dhe do të nxisë kulturën e edukimit me vlerat morale islame.

SHARE