NIMANBEGU: ËSHTË E VËSHTIRË TË ARRIHET NJË MARRËVESHJE POLITIKE ME MAZHORANCËN NË PUSHTET

Me mazhorancën politike të formuar më 30 gusht të vitit të kaluar, vështirë se arrijmë marrëveshje politike për qëllimet politike, dhe koncesionet si tonat ashtu edhe ato te tyre duhet të jenë të mëdha, tha kryetari i ri i Forcës Genci Nimanbegu, duke folur për atë, nëse do të pranojë ftesat e mazhorancës qeverisëse për të qenë pjesë e Qeverisë. Ai beson se regjistrimi i popullsisë ka të ngjarë të bëhet vitin e ardhshëm dhe anashkalimi i çështjes së përkatësisë kombëtare dhe fetare sipas Nimanbegut është shtyrje e problemit nën qilim. Si kryetar i ri i partisë, ai ndër të tjera tha se do të përpiqet për një bashkëpunim më të ngushtë mes partive shqiptare në mënyrë që, siç tha ai, të jetë në një nivel më të lartë se koalicioni. Ai shton se shqiptarët e kanë vendin në shoqërinë malazeze dhe për të vendosur duhet të jenë të përfaqësuar në institucionet shtetërore. Ndryshimet në Forcen e Re Demokratike, shpreson Nimanbegu, të jenë shembull edhe për partitë e tjera shqiptare.

SHARE