BEÇIQ: SEANCA E RADHËS E KUVENDIT ME SHUMË MUNDËSI DO TË MBAHET MË 12 NËNTOR

Seanca e radhës e Kuvendit me shumë gjasa do të mbahet më 12 nëntor, tha kryetari i Kuvendit, Aleksa Beçiq, pas takimit me përfaqësuesit e shumicës parlamentare. Pas takimit, Beçiq u tha gazetarëve se procesi i rikthimit të dinamikës së punës së parlamentit do të shkojë në faza, duke shtuar se në dy muajt e ardhshëm do të mbahen dy seanca. “Një seancë ka shumë të ngjarë të jetë më 12 nëntor, ndërsa tjetra në dhjetor. Kam përshtypje shumë pozitive dhe ky është një hap përpara sa i përket punës së parlamentit,” tha Beçiq. Ai tha se në seancën e parë pikë e parë e rendit të ditës do të jetë Projektligji për Vetëqeverisjen Lokale, i cili mundëson unifikimin e zgjedhjeve lokale për fund të majit të vitit të ardhshëm. Pika e dytë do të jenë ndryshimet në ligjin për sportin, për të mbrojtur besueshmërinë ndërkombëtare të Malit të Zi, shtoi Beçiq. Ai tha se në seancë do të diskutohet edhe për çështjet e imunitetit për pesë deputetë.

SHARE