SOT NË MAL TË ZI KANË VDEKUR 6 PERSONA, KURSE 622 TË TJERË JANË KONFIRMUAR POZITIV

Si pasojë e infektimit me koronavirus sot në Mal të Zi kanë vdekur 6 persona, kurse 622 të tjerë janë konfirmuar pozitiv me COVID-19, është kumtuar nga Instituti i Shëndetit Publik.

Rastet e reja janë shënuar në këto komuna:

Podgoricë 259, Nikshiq 120, Tivar 33, Budva 28, Berane 22, Bijello Pole 22, Danilovgrad 18, Herceg Novi 18, Kotorr 15, Cetijë 14, Tivat 14, Kollashin 10, Tuz 9, Mojkovc 8, Ulqin 7, Plluzhine 6, Plevle 6, Andrijevicë 3, Guci 3, Plav 3, Zhablak 3 dhe Shavnik 1.

Numri i përgjithshëm i rasteve të vdekjeve si pasojë e infektimit me COVID-19 në Mal të Zi, deri më tani ka shkuar në 2.119 persona. Gjatë 24 orëve të fundit është konfirmuar edhe shërimi i 440 pacientëve. Numri aktual i të prekurve me virus është 4.741.

SHARE