VETËM 5.6 PËR QIND E TË ANKETUARVE BESOJNË SE TË DREJTAT E PAK RESPEKTOHEN NË TIVAR, ULQIN DHE TUZ

Në Tivar, Ulqin dhe Tuz, vetëm 5.6 për qind e të anketuarve besojnë se të drejtat e personave me aftësi të kufizuara (PAK) respektohen në komunat e tyre, u bë e ditur në konferencën për shtyp të Shoqatës Joqeveritare (OJQ) Fëmijët e Malit të Zi. Kryetarja e OJQ-së “Fëmijët e Malit të Zi”, Sabra Deceviq, theksoi se projekti “E drejta për jetë pa diskriminim”, i cili është mbështetur financiarisht nga Ministria e Drejtësisë, të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave, është nisur me qëllim të rritjes së përfshirjes sociale e të drejtave të PAK dhe reduktimin e stereotipeve dhe paragjykimeve ndaj tyre në shoqërinë malazeze. “Ky synim do të arrihet përmes realizimit të aktiviteteve që do të rrisin nivelin e vetëdijes dhe informimit për të drejtat e PAK, vështirësitë dhe problemet me të cilat ballafaqohen, por edhe promovimin e potencialit të tyre, veçanërisht te punëdhënësit”, tha Deceviq. Qytetarët e komunës së Tuzit kanë vlerësuar shkallën e respektimit të të drejtave të PAK, pothuajse gjysma e tyre kanë dhënë përgjigje negative dhe asnjëri nga të anketuarit nuk është i mendimit se të drejtat e këtyre personave respektohen.

SHARE