GJUKANOVIQ TAKOHET ME KAPITENËT E REGJENTËVE TË SAN MARINOS

Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, ka pasur një takim dypalësh me kapitenët e regjentëve të San Marinos, Giacomo Simoncini dhe Francesco Musoni, në margjinat e Konferencës së OKB-së për Ndryshimet Klimatike (COP26). Siç u bë e ditur nga zyra e presidentit të shtetit, takimi u organizua me iniciativën e kapitenit të regjentit, me qëllim rinovimin e ftesës për të vizituar San Marinon, e cila u shty për shkak të pandemisë. “Presidenti Gjukanoviq theksoi se Mali i Zi dhe San Marino, si dy vende të vogla, miqësore me ngjashmëri të konsiderueshme historike dhe kulturore, kanë potenciale të shumta për përmirësimin e bashkëpunimit dypalësh, veçanërisht në ekonomi dhe turizëm. Ai tha se Mali i Zi është një vend stabil me vizion të qartë euroatlantik, i cili pjesërisht përmbushet me anëtarësimin në NATO dhe se synimi i radhës është arritja e standardeve dhe vlerave evropiane, që çon në anëtarësimin në BE”, thuhet në deklaratë. Në takim u konstatua se vizitat në nivelin më të lartë paraqesin një mundësi të mirë për të përmirësuar bashkëpunimin dypalësh.

SHARE