ABAZOVIQ: ZYRTARISHT KA FILLUAR KTHIMI I PRONAVE NË VALDANOS

Zyrtarisht ka filluar kthimi i pronave pronarëve të vjetër në Valdanos, tha zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq. “Ullinjtë janë lëshuar dhe me këtë janë korrigjuar padrejtësitë dekadash,” theksoi ai. Në njoftimin e Zyrës së Zëvendëskryeministrit thuhet se Administrata për Kadastër dhe Pronë Shtetërore dhe njësia e saj rajonale në Ulqin kanë marrë vendimet e para për kthimin e pronës së konfiskuar pronarëve të vjetër të pronës në Valdanos në vitin 1978. “Kemi premtuar se do të përfundojmë procesin e kthimit të ullishtes pronarëve të vjetër dhe këtë e kemi bërë. Ullinjtë janë lëshuar dhe me këtë u ndreq padrejtësia prej dekadash. Kjo është fitorja e ullinjve qindravjeçarë dhe pronarëve të tyre të vjetër, por simbolikisht edhe një fillim i ri për qytetin e Ulqinit,” ka përfunduar Abazoviq.

SHARE