INSTITUTI: REGJISTROHEN 378 RASTE TË REJA DHE 4 VIKTIMA

Në 24 orët e fundit, katër persona kanë vdekur nga koronavirusi në Mal të Zi dhe janë diagnostikuar gjithsej 378 raste të reja pozitive me infeksion, njoftoi Instituti i Shëndetit Publik të Malit të Zi (ISHP). Numri i përgjithshëm i vdekjeve nga infeksioni Covid-19 në Mal të Zi që nga fillimi i pandemisë është 2,107. Deri në orën 15:00 është raportuar shërimi i 477 pacientëve. Duke marrë parasysh të gjitha rastet e reja të zbuluara si dhe numrin e të shëruarve, numri i përgjithshëm i rasteve aktualisht aktive me Covid-19 në Mal të Zi është 4,465, 34 në komunën e Tuzit.

SHARE