EDHE 8 VIKTIMA DHE 515 TË INFEKTUAR

Si pasojë e infektimit me koronavirus sot në Mal të Zi kanë vdekur 8 persona, kurse 515 të tjerë janë konfirmuar pozitiv me COVID-19, është kumtuar nga Instituti i Shëndetit Publik. Numri i përgjithshëm i rasteve të vdekjeve si pasojë e infektimit me COVID-19 në Mal të Zi, deri më tani ka shkuar në 2095 persona. Gjatë 24 orëve të fundit është konfirmuar edhe shërimi i 554 pacientëve. Numri aktual i të prekurve me virus është 4465.

SHARE