ISHP: 474 RASTE POZITIVE, 7 VIKTIMA / NUMRI I VDEKJEVE NGA COVID-i ËSHTË ULUR ME 15.2%

Shtatë persona kanë humbur jetën si pasojë e infektimit me virusin Covid 19 në Mal të Zi ditën e djeshme dhe 474 janë infektuar rishtazi, sipas Institutit të Shëndetit Publik. Përqindja e rasteve të reja pozitive në numrin total të testuar për 26.10.2021, ishte 17.14%. Deri në orën 15:00 u raportua shërimi i 378 pacientëve. Duke marrë parasysh të gjitha rastet e reja të zbuluara si dhe numrin e të shëruarve, numri i përgjithshëm i rasteve aktualisht aktive me COVID-19 në Mal të Zi është 4,281. Brenda 24 orëve të fundit janë regjistruar 7 raste të reja në Tuz, çfarë rrit numrin e të infektuarve në këtë komunë në 30 raste aktive. Ministrja e Shëndetësisë Jelena Boroviniq Bojoviq për agjencinë MINA tha se numri i vdekjeve nga efektet e koronavirusit në 14 ditët e fundit është më i ulët për 15,19 për qind krahasuar me dy javët e mëparshme.

SHARE