SPAJIQ: RRUGA JONË DREJT EVROPËS ÇON PËRMES SHTETEVE TË BASHKUARA

Rruga jonë drejt Evropës çon përmes Shteteve të Bashkuara, tha ministri i Financave dhe Mirëqenies Sociale Millojko Spajiq pas ditës së parë të vizitës së tij të punës në Shtetet e Bashkuara. “Sapo kam përmbyllur disa takime shumë të rëndësishme në Departamentin e Shtetit dhe Senatin Amerikan, me të cilat mbyllet dita e parë e vizitës sime të punës në SHBA. Në ditët në vijim do të bisedoj me zyrtarë të lartë, diasporë dhe investitorë që duan të forcojnë lidhjet me Malin e Zi, investojnë në vendin tonë dhe të punojnë me ne. Besoj se me këtë vizitë do të bëjmë përparim të rëndësishëm. Është koha që ekonomia jonë të jetë në përputhje me politikën tonë të jashtme, përballë Perëndimit,” tha Spajiq.

SHARE