Raportet mbi përparimin e vendeve brendapaketës së zgjerimit janë qëndrimi i të gjithë komisionerëve dhe japin vlerësim të drejtë të situatës, tha zëdhënësja e Komisionit Evropian, Ana Pisonero Hernandez. Gazetarët në Bruksel pyetën nëse Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varheli, i cili kishte votuar më parë kundër raportit mbi sundimin e ligjit në vendet anëtare të BE-së, mund të japë një vlerësim të besueshëm të sundimit të ligjit në vendet përreth, Komisioni u përgjigj se Paketa e Zgjerimit dhe raportet e progresit kishin kaluar një proces të plotë dhe se ajo që është paraqitur dje ishte “e përshtatshme dhe përfaqëson të gjithë Komisionerët”. Pisonero thekson se “tregues nga burime të tjera” janë përdorur në përgatitjen e raportit në mënyrë që t’u japin edhe më shumë detaje dhe hapësirë shteteve anëtare për të nxjerrë përfundimet e tyre mbi përparimin në vendet e Ballkanit Perëndimor.“Këta tregues janë plotësues të vlerësimeve të Komisionit Evropian. Raportet tona, mbi 120 faqe për vend, janë shumë të detajuara dhe japin një vlerësim shumë të qartë se ku është secili vend,”thotë Pisonero. KE shton se raportet u janë dhënë shteteve anëtare të BE-së, të cilat tani duhet të arrijnë në përfundimet e tyre mbi procesin e pranimit dhe reformat në Ballkanin Perëndimor.