SË BASHKU TË RUAJMË ORIENTIMIN STRATEGJIK TË MALIT TË ZI

Në një deklaratë të përbashkët, Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë Joseph Borrell dhe Sekretari Amerikan i Shtetit Anthony Blinken theksuan mbështetjen e plotë për procesin e zgjerimit të BE-së, duke u bërë thirrje të gjitha forcave politike në Mal të Zi të punojnë së bashku për të ruajtur orientimin strategjik të vendit. “Ne i bëjmë thirrje të gjitha forcave politike në Mal të Zi të punojnë së bashku për të ruajtur një orientim strategjik që pasqyron dëshirën e qytetarëve malazezë për të arritur reformat e nevojshme për t’i bërë realitet shpresat e tyre për të ardhmen në BE,” thanë dy zyrtarët në një deklaratë. Ata theksojnë se pranimi në BE, i cili është një përparësi për të gjithë Ballkanin Perëndimor, ndihmon në konsolidimin e institucioneve demokratike, në mbrojtjen e të drejtave themelore dhe promovimin e sundimit të ligjit.

SHARE