INSTITUTI: 8 VIKTIMA, 459 RASTE TË REJA

Në Malin e Zi, në 24 orët e fundit, tetë persona vdiqën si rezultat i infeksionit Covid 19, dhe u regjistruan 459 raste të reja pozitive, sipas të dhënave të fundit nga Instituti i Shëndetit Publik.Siç u njoftua, pacientët ishin nga: Nikshiqi (3), Plevla (3), Danillovgradi (1) dhe Tivari (1). Numri i përgjithshëm i vdekjeve të lidhura me infeksionin Covid-19 në Malin e Zi që nga fillimi i pandemisë është 2,050. Deri në orën 15:00, u raportua shërimi i 347 pacientëve. Duke marrë parasysh të gjitha rastet e sapo zbuluara, si dhe numrin e të shëruarve, numri i përgjithshëm i rasteve aktualisht aktive të Covid-19 në Mal të Zi është 5,063.

SHARE