PYETJET RRETH KOMBIT, FESË DHE GJUHËS MBETEN NË LISTË

Propozimi i një grupi organizatash joqeveritare për të anashkaluar pyetjet rreth etnisë, fesë dhe gjuhës amtare nga regjistrimi në Mal te Zi u refuzua. Kjo thuhet në Raportin mbi debatin publik të zhvilluar me rastin e Projektligjit për Regjistrimin e Popullsisë, Familjeve dhe Banesave në vitin 2021, i cili u organizua nga Ministria e Financave dhe Mirëqenies Sociale. Në të njëjtën kohë, u pranua propozimi për të fshirë 2021 nga titulli dhe teksti i Projektligjit, i cili ngre pyetjen nëse regjistrimi do të mbahet fare këtë vit.

SHARE