ISHP: VDIQËN PESË PACIENTË, 341 RASTE TË REJA

Në Malin e Zi, në 24 orët e fundit, pesë persona vdiqën nga pasojat e lidhura me infeksionin SARS-CoV-2. Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) njoftoi se gjithsej 341 raste të reja pozitive të infeksionit u diagnostikuan dje. Deri në orën 3 pasdite, u raportua shërimi i 497 pacientëve. Duke marrë parasysh të gjitha rastet e zbuluara rishtas si dhe numrin e të shëruarve, numri i përgjithshëm i rasteve aktualisht aktive të COVID-19 në Mal të Zi është 5,088, 65 në komunën e Tuzit.

SHARE