MINISTRIA DO TË NDIHMOJË BLEGTORËT ME TRE CENT SHTESË PËR LITËR QUMËSHT

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave do të ndihmojë blegtorët me tre cent shtesë për litër qumësht në tre muajt e ardhshëm, gjegjësisht deri në fund të vitit, u njoftua pas takimit të ministrit Aleksandar Stijoviq me përfaqësues të Unioni i Blegtorisë Malazeze. Për momentin, blegtorët nuk janë të kënaqur me këtë, sepse ata kërkuan dhjetë cent shtesë për litër, kështu që ata nuk përjashtojnë mundësinë e një proteste, transmeton portali Pobjeda. “Ajo që do të ishte reale do të ishte rritja e saj në rreth dhjetë cent, sepse aq është shtrejsuar ushqimi për bagëti. Ne nuk mund të ushqejmë bagëtinë me ushqime të shtrenjta, dhe të prodhojmë qumësht të lire,” tha Sekretari i Shoqatës së Fermerëve të Danillovgradit dhe përfaqësues i Unionit të Blegtorëve, Vllado Lakiq pas takimit në Ministri. Ai njoftoi se blegtorët po presin një takim urgjent me përfaqësuesit e blerësve të qumështit këto ditë.

SHARE