PROTESTË PËR VRASJEN E SHEJLLA BAKIJA PARA PROKURORISË THEMELORE TË SHTETIT NË PODGORICË

Një grup qytetarësh u mblodhën sot para ndërtesës së Prokurorisë Themelore të Shtetit në Podgoricë, për të shprehur protestën e tyre me rastin e vrasjës së fundit të 19-vjeçares, Shejlla Bakija. Tubimi u organizua nga Lëvizja për Zhvillimin e Tuzit, OJQ “Sistem” së bashku me organizata të tjera që luftojnë dhunën. Protesta u mbështet nga kryetari i komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj dhe nënkryetarja e Kuvendit, Branka Boshnjak. Të tubuarit thanë se donin të dërgonin një mesazh viktimave të dhunës që të mos heshtin dhe të mos durojnë si dhe që viktimave duhet tu besohet. Në fjalën e saj, Aleksandra Sekulliq nga OJQ “Sistem”, pyeti pse institucionet nuk u përgjigjën kërkesave të Shejllës. Siç vuri në dukje ajo, ata po kërkojnë një seancë urgjente të Qeverisë të kryesuar nga Zëvendëskryeministri për Sigurinë, në të cilën pjesëmarrës do të jenë drejtuesit e Ministrisë së Brendshme, Prokurorisë dhe Gjykatës Supreme, e cila do të analizojë lëshimet për shkak të vrasjes së Shejllës.

SHARE