GJELOSHAJ PRITI NË TAKIM PLUGTSCHIEVE DHE DUREV

Kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj priti në takim Shkëlqesinë e saj, Ambasadoren e Republikës së Bullgarisë në Mal të Zi, Znj. Meglene Plugtschieve si dhe shefin i seksionit politik dhe konsullorë, Z. Vasil Durev. Qëllimi primar i takimit ishte njohja si dhe bashkëpunimi ndërmjet institucioneve. Ndër të tjera, kryetari Gjeloshaj shfrytëzoi rastin për të potencuar rëndësinë e projektit me të cilin komuna e Tuzi ka aplikuar në programin – Bulgarian ODA 2022. Projekti ka të bëjë me ndërtimin e shkollës së re në fshatin Priftën. Gjeloshaj potencoi që ky projekt është shumë i rëndësishëm për nxënësit si dhe krejt banorët e asaj treve. “Andaj edhe pse, si vetëqeverisje lokale nuk kemi kompetenca, por ministria gjegjëse, ne po mundohemi me kapacitetet tona që të ky projekt të realizohet,” tha Gjeloshaj. Kurse në anën tjetër ambasadorja Plugtschieve theksoi se takimi i sotëm është hapi i parë në arritjen e marrëdhënieve të mira dypalëshe midis ambasadës së Republikës së Bullgarisë dhe komunës së Tuzit dhe se komuna duhet të shfrytëzojë të gjitha mundësitë për zbatimin e fondeve të BE -së, veçanërisht ato që lidhen me projektet kapitale dhe infrastrukturore.

SHARE