Kryeministri i Malit të Zi Zdravko Krivokapiq po fillon bisedimet me përfaqësuesit e partive të shumicës parlamentare për riorganizimin e paralajmëruar të qeverisë, ndërsa takime të ndara me disa prej tyre janë planifikuar për nesër, ka mësuar “Vijesti”. Të Premten, Krivokapiq së pari do të takohet me udhëheqësit e koalicionit që ai drejtoi në zgjedhjet parlamentare të vitit të kaluar – Frontin Demokratik , dhe Partinë Popullore Socialiste. Siç merr vesh jo zyrtarisht “Vijesti”, Demokratët dhe Lëvizja Qytetare URA nuk e morën ftesën e Kryeministrit deri pasditen e djeshme, por ato parti u informuan për takimet që ai po organizon. Mbledhja e Këshillit Drejtues të Lëvizjes Qytetare URA, e cila ishte planifikuar për këtë javë dhe në të cilën partia duhej të deklarohej për propozimin e Kryeministrit për riorganizimin e Qeverisë, u shty për javën e ardhshme për shkak të detyrimeve zyrtare të Presidentit dhe Zëvendëskryeministrit Dritan Abazoviq. LQ URA më herët ka kumtuar se do të pranojnë dialogun për rindërtimin, duke paralajmëruar se nuk pajtohen me hyrjen e politikanëve në Qeveri.