GUTERRES: RUANI UNITETIN E VENDIT

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres pas një takimi me Presidentin Milo Gjukanoviq tha se ishte në dijeni të sfidave me të cilat Mali i Zi është përballur kohët e fundit. Ai shprehu mbështetje për përpjekjet personale të Gjukanoviqit dhe përpjekjet e qytetarëve, me dëshirat më të mira që ai të ishte në gjendje të ruante unitetin e vendit. Siç u njoftua nga zyra e Presidentit të Malit të Zi, Guterres konfirmoi “bashkëpunimin e shkëlqyer midis Malit të Zi dhe Kombeve të Bashkuara, dhe uroi suksese të mëtejshme në luftën kundër Covid-19, ndryshimet klimatike dhe arritjen e qëllimeve të zhvillimit të qëndrueshëm.” Gjukanoviq, siç thuhet, falënderoi për ritakimin, i dyti në një kohë relativisht të shkurtër, i cili konfirmon cilësinë e marrëdhënieve midis Malit të Zi dhe OKB-së.

SHARE