MBËSHTETJE PËR FORCAT PËRPARIMTARE DHE RRUGËN EVROPIANE TË MALIT TË ZI

Rezultatet e dukshme të arritura në luftën kundër krimit dhe korrupsionit në nëntë muajt e fundit tregojnë vendosmërinë e Qeverisë për të përfunduar procesin e integrimit evropian, u njoftua pas takimit midis zëvendëskryeministrit të Malit të Zi Dr. Dritan Abazoviqdhe zëvendëskryeministrit të Dukatit të Madh të Luksemburgut Francois Bausch. Zëvendëskryeministri vuri në dukje se Mali i Zi është shpesh një shembull për shtetet e Ballkanit sesi një shtet territorialisht i vogël, multietnik mund të përdorë të gjitha potencialet e tij ekonomike dhe të tjera. Zëvendëskryeministri i Dukatit të Madh të Luksemburgut, Francois Bausch, i dha mbështetje të plotë rrugës evropiane të Malit të Zi, duke motivuar forcat përparimtare për të vazhduar evropianizimin e Malit të Zi civil dhe ekologjik. Abazoviq dhe Bausch ranë dakord se ka vend për intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik dhe një prani më të madhe të investimeve të Luksemburgut në Mal të Zi, veçanërisht në fushën e energjisë, turizmit dhe bankave.

SHARE