ABAZOVIQ VIZITË ZYRTARE NË BELGJIKË

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviq ka zhvilluar vizitë zyrtare në Belgjikë. Ai theksoi se është i kënaqur me takimin me të dërguarin special të Bashkimit Evropian (BE) Mirosllav Lajçak. Ai tha se mendimet e tyre përkojnë dhe shprehu pritshmërinë që Lajçak, si një mik i sinqertë i Malit të Zi, do të ndihmoj, siç tha ai, të kapërcejë disa dyshime dhe më në fund të përqëndrohet në temat e duhura. Pas takimit me Lajçak, Abazoviq  tha se i dërguari special i Bashkimit Evropian e kupton më së miri rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe trazirat politike që po ndodhin. Ai shton se u shkëmbyen mendime se si po zhvillohen proceset në Mal të Zi, dhe se cfarë duhet theksuar në periudhën e ardhshme. Abazoviq gjithashtu është takuar sot me Presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel, si dhe me Zëvendëskryeministren e Mbretërisë së Belgjikës, Sophie Wilmes.

SHARE