NESËR MBAHET SEANCA E KËSHILLIT TË SIGURISË KOMBËTARE

Kryeministri i Malit të Zi Zdravko Krivokapiq ka caktuar seancën e Këshillit të Sigurisë Kombëtare për nesër. Anëtarët e Këshillit, siç thuhet në ftesë, do të diskutojnë situatën aktuale të sigurisë në Mal të Zi. Ministri i Brendshëm Sergej Sekulloviq tha të Mërkurën se vlerësimet e sigurisë për Cetinë po bëhen nga ora në orë dhe se ato në përgjithësi nuk janë të favorshme. Seanca e Këshillit të Sigurisë Kombëtare do të fillojë në orën nëntë në ndërtesën e Qeverisë.

SHARE