RRITJE E MUNDSHME E RASTEVE POZITIVE TEK FËMIJËT

Pas fillimit të vitit shkollor, është e mundur të rritet numri i rasteve me Covid pozitiv tek fëmijët, tha ushtruesi i detyrës së drejtorit të Qendrës Shëndetësore Podgoricë, Danillo Jokiq. Ai shtoi se pavarësisht nga përkeqësimi i situatës epidemiologjike, nuk ka nevojë të hapet qendra të reja Covid në kryeqytet. Ai njoftoi se qendra Covid në Aeroportin e Vjetër do të përforcohet me tre mjekë të tjerë, ndërsa në Tolosh, siç tha ai, një tjetër ka filluar të punoj këtë mëngjes. Në Podgoricë, siç shtoi ai, 48.5% e qytetarëve jan[ imunizuar plotësisht. Për të pasur imunitet kolektiv, shtoj se është e nevojshme të imunizohen shumë më tepër qytetarë.

SHARE