SITUATA E SIGURISË E QËNDRUESHME DHE E QETË

Situata e sigurisë në Malin e Zi është e rregullt, e qëndrueshme dhe paqësore, u theksua në seancën e Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Këshilli i Sigurisë Kombëtare, i kryesuar nga kryeministri Zdravko Krivokapiq, mbajti sot seancën e tij të dytë, në të cilën, siç thuhet në deklaratën e Qeverisë, u analizua situata aktuale e sigurisë në mënyrë gjithëpërfshirëse. “Përfaqësuesit e sektorit të inteligjencës dhe sigurisë informuan Këshillin e Sigurisë Kombëtare në lidhje me vlerësimet e rrezikut të sigurisë, në lidhje me tubimet publike. Këshilli i Sigurisë Kombëtare ka arritur në përfundimin se organet e sektorit të inteligjencës dhe sigurisë po intensifikojnë aktivitetet brenda fushës së punës së tyre, me rastin e tubimeve publike të paralajmëruara,” theksoi Qeveria në një deklaratë. Siç është theksuar, në periudhën e ardhshme, Këshilli i Sigurisë Kombëtare do të monitorojë intensivisht vlerësimet e rrezikut nga fushëveprimi i punës së sektorit të inteligjencës dhe sigurisë dhe, bazuar në këtë, do të miratojë udhëzime dhe përfundime. “Këshilli dërgon një apel publik për të gjithë aktorët e skenës socio-politike dhe mediatike në Malin e Zi, për të kontribuar në qetësimin e tensioneve, në kuadrin e tubimeve publike të paralajmëruara,” përfundon deklarata.

SHARE