MALI I ZI NUK DO TË PRANOJË REFUGJATË NGA AFGANISTANI

Duke iu bashkuar deklaratës së rreth 100 vendeve të publikuara nga Departamenti i Shtetit, Mali i Zi nuk mori përsipër të pranojë përkohësisht banorët e Afganistanit që ndihmuan forcat aleate, pasi një detyrim i tillë as që parashikohet nga kjo deklaratë, njoftoi sot Ministria e Punëve të Jashtme. Ata shtojnë se Mali i Zi, si një vend që ishte pjesë e misionit të NATO-s në Afganistan (ISAF dhe Mbështetje Vendimtare), i kushton vëmendje të veçantë situatës, mbështet përpjekjet dhe u bashkohet thirrjeve të bashkësisë ndërkombëtare për të siguruar një dalje të sigurt nga vendi për forcat aleate dhe partnere, si dhe njerëzit e Afganistanit, të cilët dëshirojnë ta bëjnë këtë. “Mali i Zi, në këtë fazë, nuk do të pranojë refugjatë siç thuhet në mënyrë arbitrare në disa media, kështu që ne theksojmë se kjo temë duhet të raportohet me ndjeshmëri të veçantë për saktësinë në informimin e publikut. Ministria e Punëve të Jashtme sigurisht mbetet në dispozicion për çdo informacion shtesë mbi kjo çështje,” përfundon MPJ.

SHARE