RRITET NUMRI I TË INFEKTUARVE ME KORONAVIRUS

Laboratorët e Institutit për Shëndetin Publik, si dhe laboratorët e tjera publike e private të cilat merren e diagnostikimin e këtij infektimi, ia kanë dorëzuar Institutit analizat e rezultateve për 4.080 mostra të kryera, në mesin e të cilave 354 kanë rezultuar pozitive, prej tyre 298 nga vendi dhe 56 turistë. Sa i përket Komunës së Tuzit, vërehet një rritje e dukshme e të infektuarve, sot në Tuz u regjistrua 1 rast që rritë numrin e rasteve aktive, dhe shkon në 30. Ndërkohë është konfirmuar edhe shërimi i 144 pacientëve. Duke pasur parasysh rastet e reja të zbuluara, si dhe numrin e të shëruarve, numri i përgjithshëm i rasteve aktuale aktive me Covid-19 në Mal të Zi është 3.583 persona. Prej fillimit të epidemisë në mars të vitit të kaluar, numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara të infektuar me Covid-19 në Mal të Zi ka shkuar në mbi 105 mijë persona.

SHARE