MALI I ZI DO TË BËJË SEKUENCIMIN E GJENOMIT SARS-COV-2

Mali i Zi, pas mbështetjes partnere të ekspertëve nga Instituti Robert Koch dhe OBSH, për herë të parë do të ketë kapacitetin e nevojshëm për të zbatuar në mënyrë të pavarur procedura komplekse dhe kërkuese për sekuencimin e gjenomit SARS-COV-2, njoftoi Instituti i Shëndetit Publik të Malit të Zi. Gjatë vizitës së punës, siç thanë ata, u mbajt një takim midis Ministres së Shëndetësisë, Jelena Boroviniq-Bojoviq, shefes së zyrës së OBSH-së në Mal të Zi, Mina Brajoviq dhe drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Dr. Igor Galliq, me përfaqësuesit e Institutit Robert Koch. “Me atë rast, Ministrja e Shëndetësisë Jelena Boroviniq-Bojoviq falënderoi veçanërisht Qeverinë e Gjermanisë si dhe Ambasadorin Gjerman në Malin e Zi, Shkëlqesinë e Tij Dr. Robert Weber, për mbështetjen e vazhdueshme dhe forcimin e reagimit kombëtar ndaj pandemisë koronavirus, para së gjithash sepse njohuritë e marra në këtë mënyrë do të jenë një kapital i rëndësishëm për forcimin e laboratorëve të tjerë në Mal të Zi,” thuhet në njoftim. Po ashtu, drejtori i ISHP si dhe shefja e zyrës së OBSH-së në Mal të Zi falenderuan përfaqësuesit e Institutit Robert Koch.

SHARE