PISONERO: BE PO NDJEK ME VËMENDJE ZGJEDHJEN E ANËTARËVE TË KËSHILLIT PROKURORIAL

Bashkimi Evropian (BE) po ndjek me kujdes procedurën e zgjedhjes së anëtarëve të rinj të Këshillit Prokurorial, tha zëdhënësja e Komisionit Evropian (KE), Ana Pisonero Hernandez. “Inkurajojmë të gjithë aktorët politikë që të përfshihen në një dialog konstruktiv dhe të sigurojnë mbështetje të gjerë për emërimin e anëtarëve të pavarur, politikisht neutralë dhe profesionistë të Këshillit Prokurorial nga juristë të shquar dhe OJQ -të, “tha Pisonero. Në një deklaratë me shkrim, Pisonero kujtoi se BE beson se Mali i Zi “do t’i japë përparësi të gjitha çështjeve të mbetura, siç u theksua në opinionin pasues të Komisionit të Venecias mbi ndryshimet në Ligjin për Zyrën e Prokurorit të Shtetit”.

SHARE