FILLUAN PUNIMET NË NDËRTIMIN DHE ASFALTIMIN E AKSIT RRUGOR NË VENDBANIMIN RAKIQ

Kryetari i komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, ka njoftuar se kanë filluar punimet në ndërtimin dhe asfaltimin e aksit rrugor në vendbanimin Rakiq. Siç thekson Gjeloshaj, ky projekt po realizohet në kuadër të projekteve të shumta kapitale në teritorin e komunës së Tuzit për përmirësimin e infrastrukturës rrugore. Asfaltimi i kësaj rruge me gjatësi 2450m, ka një vlerë buxhetore prej 333.790,24€ dhe, siç thotë Gjeloshaj, është shumë i rëndësishëm për banorët e kësaj zone, pasi që shton sigurinë në qarkullim.

SHARE