ASHPËRSOHEN MASAT KUNDËR KORONAVIRUSIT

Për shkak të ndryshimit të situatës epidemiologjike, puna e klubeve të natës dhe diskotekave, si jashtë ashtu edhe brenda, është ndaluar deri më 2 gusht, tha drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Igor Galliq. Nga 2 gushti, do tu lëjohen të punojnë përsëri, por vetëm me prezencë të atyre që janë vaksinuar me të paktën dozën e parë të vaksinës, kanë një test negativ PCR ose provë se kanë kontraktuar koronavirusin në 180 ditët e fundit. Gjithashtu, ahengjet dhe festivalet janë të ndaluara, si dhe tubimet masive në ambient të mbyllur. Ai tha që nga 2 gushti qëndrimi në ambientet e brendshme të hotelierisë duhet tu lejohet vetëm atyre që plotësojnë të njëjtat kushte – që janë të vaksinuar plotësisht ose kanë marrë dozën e parë, kanë një test negativ PCR ose provë se kanë kontraktuar koronavirusin në 180 ditët e fundit. “Në asnjërën nga këto raste, nuk pranohet testi i shpejtë antigjeni negativ dhe as test të antitrupave,” vuri në dukje Galliq. Ai rikujtoi se muzika live brenda ambienteve hotelierike është ndaluar që më parë. Galliq thekson se nëse vazhdon trendi i prishjes së termineve dhe nëse muzika live vazhdon të interpretohet brenda ambienteve të hotelierisë, nga dënimi, pa dhënë një mundësi të re, do të kalojë në një pezullim total dhe ndalim të interpretimit dhe transmetimit të muzikës në përgjithësi. Ai përsëri u bëri thirrje qytetarëve që të vaksinohen në mënyrë që të sigurojnë imunitet.

SHARE