Në seancën e sotme, të kryesuar nga Kryetari i Këshillit për Privatizim dhe Projekte Kapitale, Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq, morën vendim që nga tani Kriporja e Ulqinit do të jetë pronë shtetërore. “Vendimi historik i Këshillit të Privatizimit: Kriporja është pronë e shtetit !!!Faleminderit të gjithëve që kanë luftuar për burimet tona natyrore për vite me radhë,” ka shkruar Zëvendëskryeministri Dritan Abazoviq në Twitter. Mbrojtja e Kripores “Bajo Sekullq” është kriteri përfundimtar që Mali i Zi duhet të përmbushë brenda kornizës së mbylljes së Kapitullit 27 në procesin e pranimit në Bashkimin Evropian. Toka e kriporës së Ulqinit është ofruar për shitje 15 herë, ku çmimi fillestar i pronës – ndërmarrjes (objektet, makineritë, aksionet) së bashku me tokën shtetërore arritën shumën deri në 257.8 milion euro.Megjithëse toka në kadastër është regjistruar si pronë e shtetit, Gjykata Ekonomike e Malit të Zi nuk ka reaguar asnjëherë ndaj këtyre veprimeve të administratës së falimentimit.