CEDIS: PËR DHJETË DITË NË ULQIN VIDHEN RRETH 200.000 KILOVAT ORË RRYMË

Gjatë dhjetë ditësh nga fillimi i aksionit për parandalimin e shfrytëzimit të palejuar të energjisë elektrike, u vërtetua se në Ulqin është vjedhur rrymë me vlerë 22.000 euro. “Ne i filluam aktivitetet me kontrolle në zonën e Ulqinit dhe vazhduam në Tivar dhe Budva. Përgatitjet për kontrollin u bënë në bazë të të dhënave nga sistemi AMM (sistemi i njehsorëve inteligjent) i cili lokalizon zonat kritike dhe ekipet në terren morën udhëzime nga sektorë të tjerë që përpunuan një numër të madh ankesash në lidhje me cilësinë e energjisë për shkak të konsumatorëve të paligjshëm. Bazuar në këto të dhëna, janë kryer rreth 450 kontrolle dhe për vetëm disa ditë, më shumë se 200,000 kWh energji elektrike të paautorizuar u ngarkuan vetëm në zonën e komunës së Ulqinit,“ tha Ivan Stesheviq, shef i departamentit të matjes CEDIS.

SHARE