PËRFAQËSUESIT E 40 VENDEVE TË BOTËS DUAN BASHKËPUNIM ME MALIN E ZI

Përfaqësues nga 40 vende të botës mbështesin dhe vlerësojnë vizionin e Malit të Zi dhe janë të gatshëm të punojnë dhe të bashkëpunojnë me Malin e Zi, tha Presidenti i Këshillit Global për Paqen dhe Tolerancën, Alxharvan. Mbrëmë, Kryetari i Parlamentit të Malit të Zi, Alleksa Beçiq, organizoi një pritje zyrtare për parlamentarë nga 40 vende, në fund të ditës së parë të vizitës së tyre të punës në Malin e Zi, me rastin e sesionit të gjashtë të Këshillit Global për Paqë dhe Tolerancë. Kryeministri i Malit të Zi Zdravko Krivokapiq gjithashtu iu drejtua të pranishmëve, duke mirëpritur mysafirët në shtetin e njerëzve paqësorë që kultivojnë një traditë liberale, e cila, siç vuri në dukje ai, mund të shihej në ndryshimin historik të qeverisë të vitit të kaluar në zgjedhje. “Paqja dhe toleranca janë vërtet vlera që janë shumë të rëndësishme për ne, si dhe mbajtja e marrëdhënieve miqësore me të gjitha vendet në botë, të cilave vizita në fjalë u jep një vulë të veçantë,” theksoi Krivokapiq.

SHARE