KRYETARI I UNIONIT NDËRPARLAMENTAR: ZGJIDHJET JANË BRENDA SISTEMIT

Dialogu është çelësi për të gjitha problemet dhe zgjidhjet janë brenda sistemit, tha Kryetari i Unionit Ndërparlamentar (IPU), Duarte Paçeko. Kryeministri i Malit të Zi, e priti kryetarin e Unionit, Paçeko, në Villa Gorica sot, ku njëkohësisht e njoftoi mysafirin e lartë me iniciativën e qeverisë për respektimin e vazhdueshëm të parimeve të barazisë gjinore dhe përtëritjen e stafit profesional, e cila është në përputhje me vizionin global të Unionit Ndërparlamentar. Kryetari i Unionit, Duarte Paçeko, tha se demokracitë kombëtare mund dhe duhet të mësojnë nga njëra-tjetra dhe se është e rëndësishme për çdo demokraci të ketë mirëkuptim midis palëve. “Thelbi i demokracisë është vendosja e shtetit dhe interesit të përgjithshëm para interesave personale dhe partiake. Dialogu është çelësi për të gjitha problemet dhe zgjidhjet janë brenda sistemit. Unë do të përgëzoja gjithëpërfshirjen që unë shoh në Parlamentin e Malit të Zi dhe Qeverinë,” theksoi ai. Ai u takua edhe me Kryetarin e Parlamentit të Malit të Zi, Alleksa Beçiq, ku theksoi se Portugalia mbështet integrimin e Malit të Zi në BE, dhe 90% e qytetarëve portugezë mbështesin zgjerimin e Bashkimit dhe se Mali i Zi mund të llogarisë në mbështetjen e Unionit Ndërparlamentar në rrugën për arritjen e rezultateve. Paçeko vuri në dukje se u bind për vendosmërinë demokratike në Malin e Zi, sepse vetëm një vend demokratik mund të zhvillohet. “Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime gjithashtu mbi rëndësinë e sistemit shumëpalësh në përgjigjen ndaj kërcënimeve në nivelin global dhe deklaruan se puna e parlamenteve provoi të jetë thelbësore në kohën e pandemisë dhe krizës, të cilat përveç kësaj detyrojnë forcimin e unitetit dhe bashkëpunimit,” thuhet në deklaratë.

SHARE