MALI I ZI ËSHTË NJË ANËTAR I BESUESHËM I ALEANCËS SË NATO-s

Mali i Zi është një aleat i besueshëm i aleancës së NATO-s, u vlerësua gjatë takimit midis Kryetarit të Parlamentit të Malit të Zi, Alleksa Beçiq dhe Zëvendës Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mirçe Gjoana. Forcimi i lidhjeve transatlantike është i një rëndësie thelbësore për rajonin e Ballkanit Perëndimor, sepse nuk duhet të harrojmë faktin se rajoni po përballet me shumë sfida, u theksua bashkërisht në takimin midis Beçiqit dhe Gjoanit. Siç u njoftua, Beçiq vuri në dukje se udhëheqësit e listave fituese, dhe sot zyrtarët më të lartë të shtetit, kanë treguar në muajt e mëparshëm se ata janë të përkushtuar fuqimisht për të respektuar marrëveshjen e cila ishte baza për formimin e qeverisë së re dhe se përkundër të gjitha sfidave nga të gjitha palët, forcimi i rrugës euro-atlantike dhe evropiane të Malit të Zi nuk ka asnjë alternativë. Ai konfirmoi se Mali i Zi ka qenë pjesë e aleancës më të fuqishme ushtarako-politike në botë për katër vjet. Me pritjen që politika e dyerve të hapura të NATO-s do të ndiqet nga BE, Beçiq shtoi se Mali i Zi pret të bëhet anëtari tjetër i BE pas zbatimit të reformave të nevojshme.

SHARE