MALI I ZI KA NEVOJË PËR STABILITET POLITIK

Mali i Zi është vendi i pozicionuar më mirë për të ndërmarrë hapa vendimtarë në muajt dhe vitet e ardhshme për të përmbushur detyrimet e perspektivës evropiane, tha bashkëkryetari i Komitetit Parlamentar të Stabilizimit dhe Asociimit me Malin e Zi (POSP), Vlladimir Bilçik. Pas takimit me kryetarin e parlamentit malazes Aleks Beçiq, Bilçik tha se Samiti i djeshëm i Kryetarëve të Parlamenteve Rajonale ishte “një ngjarje e suksesshme që, megjithë rrethanat e vështira për shkak të pandemisë, dërgoi një sinjal se BE dhe Parlamenti Evropian janë të vendosur për zgjerimin dhe lidhjet me Ballkanin Perëndimor”. “Ne diskutuam hapur situatën politike në vend dhe reformat që duhet të zbatohen në fushën e sundimit të ligjit dhe reformave zgjedhore. Mali i Zi ka nevojë për stabilitet politik dhe bashkëpunim strategjik të të gjitha forcave politike që janë në favor të perspektivës evropiane dhe shpresoj se këto hapa do të ndërmerren,” thotë Bilçik. Ai thekson se sfidat mund të zgjidhen me vullnet politik. Bilçiç thotë se PE është e përkushtuar për bashkëpunim me partnerët në Mal të Zi dhe njofton se takimi i ardhshëm POSP duhet të mbahet në dhjetor në Strasburg.

SHARE