KRIVOKAPIQ: NUK DO TË TËRHIQEM NË SFIDËN E PARË

Kryeministri i Malit të Zi Zdravko Krivokapiq tha se ka marrë përsipër detyrime dhe përgjegjësi dhe se nuk do të dorëzohet në sfidën e parë. Të rikujtojmë se liderët e partive që përbëjnë shumicën parlamentare do të takohen të Enjten në 5 pasdite për të diskutuar hapat e mëtejshëm në mënyrë që të kapërcejmë krizën aktuale politike. Takimi nuk ka lidhje me dialogun me shumicën parlamentare të njoftuar nga Kryeministri Zdravko Krivokapic javën e kaluar. Ky i fundit u përgjigj negativisht kur u pyet nga gazeta Dan nëse do të jepte dorëheqjen. “Unë kam marrë përsipër detyrime dhe përgjegjësi dhe nuk do të dorëzohem në sfidën e parë. Qytetarët e Malit të Zi kanë nevojë për një standard më të mirë jetese, drejtësi dhe një të ardhme më të mirë. Ata nuk kanë nevojë për njerëz që heqin dorë, por për ata që do të luftojnë për interesat e tyre,” tha Krivokapiq.

SHARE