Fronti Demokratik sot në Këshillin për ekonomi, buxhet dhe financa të Kuvendit të Malit të Zi ka ftuar Ministrin e financave që të tërheq amandamentin për kredi me vlerë prej 900 milion euro, e propozuar për Ligjin mbi Buxhet për vitin 2021. Ata kanë deklaruar se në qoftë se nuk e tërheqin amandamentin mbi këtë kredi, ata nuk do të votojnë as buxhetin në tërësi në seancën plenare. Deputeti Gjuroviq, nga radhët e Frontit Demokratik tha se pas ngjarjeve të ditës së djeshme dhe sjelljeve të kryeministrit, nuk do të bëjnë më votime të venimeve të kësaj qeverie, e sidomos jo të një vendimi kaq të rëndësishëm I cili flet për një shumë prej 900 milion euro e për të cilin ata si deputet nuk kanë informacione. Në fund, ministri e ka tërhequr amandamentin e Qeverisë mbi kredinë e re të parashikuar për refinansimin e borxheve egzistuese. Të përkujtojmë se kjo do të ishte kredia e dytë me radhë brenda 7 muajsh e propozuar nga Qeveria aktuale. Kredia e pare u muar në dhjetor të vitit 2020 me shumën prej 750 milion euro.