REGJISTROHEN MBI 12,000 TATIMPAGUES

Mbi 12,000 tatimpagues janë regjistruar në sistemin elektronik të fiskalizimit të Administratës së të Ardhurave dhe Doganave të Malit të Zi. Shefja e Departamentit për Shërbime, Qendrës së Kontaktit dhe Edukimit Publik, Millica Vuletiq, tha se deri më tani janë regjistruar mbi 10 milion llogari të fiskalizuara, me një qarkullim prej 230 milion euro. “Çdo qytetar me ndihmën e fiskalizimit elektronik mund të kontribuojë në luftën kundër ekonomisë gri duke kontrolluar rregullsinë e llogarive duke skanuar kodin QR me ndihmën e një smartphone / tablet ose pajisje tjetër moderne”, tha Vulletiq për TV Vijesti. Pritjet e Administratës së të Ardhurave dhe Doganave të Malit të Zi janë që shumica e tatimpaguesve do të respektojnë vullnetarisht dispozitat ligjore dhe të harmonizojnë operacionet. “Për shkak se ligji parashikon një masë që ndalon kryerjen e aktiviteteve për 90 ditë dhe një gjobë prej 650 euro deri në 40,000 euro, në varësi të llojit të shkeljes së përcaktuar,” tha Vulletiq.

SHARE