REZOLUTA MBI GJENOCIDIN NË SREBRENICË PA MBËSHTETJE

Komiteti për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut nuk e mbështeti propzimin për një Rezolutë mbi Gjenocidin e Srebrenicës. Presidenti i komitetit Jovan Vuçuroviq, i cili votoi kundër këtij dokumenti dhe përsëriti se asnjë gjenocid nuk ndodhi në Srebrenicë, duke i bërë thirrje Kuvendit që të mos miratojë rezolutën. Parlamenti i Malit të Zi do të vendosë për këtë propozim javën e ardhshme. Një nga nismëtarët e propozimit, Ervin Ibrahimoviq, tha se rezoluta nënkupton që Kuvendi dënon ashpër gjenocidin, ndalon mohimin publik të ekzistencës së tij dhe shpall 11 korrikun një ditë përkujtimi për viktimat në Srebrenicë. “Është shqetësuese që edhe pas 25 viteve nga gjenocidi dhe nënshkrimit të Marrëveshjeve të Dejtonit, kjo ngjarje tragjike po keqpërdoret për qëllime politike, duke shërbyer si një fortesë për strukturat nacionaliste për të mohuar gjenocidin, duke lavdëruar kriminelët e dënuar të luftës, frikësimin dhe intolerancën ndaj popujt e pakicës,” tha Ibrahimoviq. Deputeti Genci Nimanbegu theksoi se Partia Boshnjake ka legjitimitet bazuar në atë që kemi dëgjuar në 4 vitet e mëparshme dhe tani vendoset në tryezë kjo rezolutë, për të parë se si mendohet për të. “Ekziston mundësia që duke relativizuar ne mendojmë se kjo mund të ndodhë përsëri në të ardhmen. Ju duhet ta kuptoni frikën tonë, frika jonë është racionale,” tha Nimanbegu.

SHARE