APLIKIMI PËR VAKSINËN NË 1717, VETËM PËR VIZITA PATRONAZHI

Sistemi i kujdesit shëndetësor i Malit të Zi ka një numër të mjaftueshëm të vaksinave kundër koronavirusit, kështu që aplikimi për vaksinim është i nevojshëm vetëm në rastin vizitës në shtëpi nga ekipi i patronazhit, njoftoi Qeveria e Malit të Zi. Individët të cilët, për shkak të gjendjes së tyre të përgjithshme shëndetësore, nuk janë në gjendje të vizitojnë pikën e vaksinimit në komunën e tyre, siç theksuan ata, që nga sot mund të telefonojnë në numrin 1717, në mënyrë që ekipi patronazh të arrijë adresën e shtëpisë së tyre. “Për të gjithë qytetarët e tjerë, procesi i imunizimit kryhet çdo ditë nga ora 08.00 e mëngjesit deri në ora 20.00 në më shumë se 140 pika vaksinimi në Mal të Zi. Rezervimi paraprak për vaksinim nuk është i nevojshëm. Vaksinimi është gjithashtu i mundur në pikat e lëvizshme të vaksinimit vendndodhjet e të cilave azhurnohen çdo javë,” theksuan nga Qeveria. Të rikujtojmë se deri më sot, doza e parë e vaksinës kundër COVID-19 është marrë nga 133,828 persona, ndërsa e dyta nga 84,478.

SHARE