INSTITUTI: 18 RASTE TË REJA, 1 VIKTIMË

Në Malin e Zi, janë regjistruar 18 raste të reja të infeksionit me koronavirus dhe një pacient nga Bijello Pole (84) ka vdekur, njoftoi Instituti i Shëndetit Publik (ISHP). Numri i përgjithshëm i vdekjeve në lidhje me infeksionin Kovid-19 në Malin e Zi që nga fillimi i pandemisë është 1,584. Deri në orën 15:00, u raportua shërimi i 46 pacientëve. Duke marrë parasysh të gjitha rastet e zbuluara rishtas, si dhe numrin e të rikuperuarve, numri i përgjithshëm i rasteve aktualisht aktive më Covid-19 në Mal të Zi është 832.

SHARE