LISTA SHQIPTARE NUK DO TË BOJKOTOJË PARLAMENTIN

Lista shqiptare vlerëson ende se parlamenti është arena më e mirë për betejën politike, shkëmbim të mendimeve dhe përfaqësimin e interesave të komunitetit tonë, tha deputeti i listës shqiptare Genci Nimanbegu. Duke folur në lidhje me bojkotin e parlamentit nga një pjesë e opozitës, ai tha se e kupton vendimin për të bojkotuar Kuvendin si një sinjal se situata në Malin e Zi u pa si alarmante. “Kjo është përpjekja e tyre për të dërguar një mesazh në lidhje me atë si për opinionin vendas ashtu edhe për ndërkombëtarët. Ne nga Lista Shqiptare vlerësojmë akoma se parlamenti është arena më e mirë për betejë politike, shkëmbim mendimesh dhe përfaqësim të interesave të komunitetit tone,” tha Nimanbegu. Ai shtoi se Forca kishte zgjedhur parlamentin si një vend për dialog edhe në mandatin e mëparshëm. “Edhe atëherë, kishte oferta për të hyrë në Qeverinë e atëhershme, të cilat ua lëmë partnerëve të koalicionit të atëhershëm, sepse përfaqësimin e njerëzve e marrim seriozisht dhe me përgjegjësi,” vuri në dukje Nimanbegu. Partia Demokratike e Socialistëve (PDS) nuk ka merr pjesë në punën e Kuvendit dhe të gjithë organeve të saj për nëntë ditë.

SHARE